VIDEO/ I vendosi film para derbit, zbulohet mënyra si Ilir Daja 'karikoi' futbollistët

Partizani ia doli të fitonte 1-0 në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës.

Por ditën e sotme klubi i kuq ka publikuar një video interesante në rrjetet sociale, teksa trajneri Ilir Daja motivonte futbollistët para sfidës. Në dhomat e zhveshjes u shfaq filmi "Gladiatori", me mesazhin e qartë.

Më pas, “timonieri” tha: Dilni në fushë dhe fitoni. Duhet të jeni të gjithë bashkë. Ne do dalim në arenë, nuk do vdesim”.