'Krimi në Kuvend'/ Kim paralajmëron dhe citon Sekretarin e ri të Shtetit

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, kohët e fundit e ka kthyer në një kauzë të fortë moskandidimin e e personave pjesë apo të lidhur me krimin në parlament, siç ndodhi në mënyrë masive nga PS dhe Edi Rama veçanërisht në 2 eleksionet e fundit 2013 dhe 2017.

Ajo ka bërë takime të shumta periudhën e fundit në prag të përgatitjes së listave, për rrezikun e futjes së krimit të organizuar në parlament, me KQZ-në dhe krerët e partive politike.

Këtë të premte, ambasadorja ka ri-publikuar deklaratën e 22 korrikut 2020, kur i bënte thirrje partive politike që të kontrollojnë kandidatët e tyre, por duke shtuar edhe një paralajmërim të ri nëpërmjet citimit të Sekretarit të ri të Shtetit në SHBA. 

“Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin. Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Pres Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancën e tij 1/19 para Senatit: Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”, shkruan ambasadorja.