Aktorja e njohur turke bëhet nënë për herë të parë

Aktorja turke Derya Artemel, ose siç e njohim ndryshe si Mesude nga seriali "Lule të vetmuara" është bërë nënë në jetën reale.

Aktorja 39-vjeçare e ka bërë të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale ku ka postuar një foto, me dorën e bebit. 

Aktorja ka marrë urime të shumta nga kolegët dhe miqtë.

Derya Artemel është e martuar me aktorin Mehmetcan Diper.