RENEA zbarkon në Nikël, ja kush ishte shënjestra e policisë

Forca të shumta të RENEA-s kanë zbarkuar në fshatin Nikël të Fushë-Krujës. Ata janë vendosur që prej mbrëmjes së djeshme dhe sot në mëngjes.

Burimet bëjnë me dije se fshati ka qenë i rrethuar për disa orë me radhë nga RENEA.

Kontrollet janë zhvilluar në banesat e Valter dhe Durim Bamit, në banesën e kushëririt të Durim Bamit, Ylli Çangut, Bedri Hakës dhe Ervin Kodrës.  

Mësohet se deri më tani janë kontolluar 7 banesa. Ndërkohë në banesë është gjendur vetëm Valter Bami. Kontrollet janë bërë për të siguruar prova të reja lidhur me ngjarjet e kaluara kriminale të pazbardhura.

Gjatë kontrolleve në banesa janë sekuestruar vetëm disa aparate celulare, por nuk janë gjetur prova të reja.