Barça i shpëton turpit në Kupën e Mbretit, 120 minuta për ta mposhtur ekipin modest

Barcelona është kualifikuar me vështirësi në 1/8-at e Kupës së Mbretit.

90 minutat përfunduan në barazim pa gola mes katalanasve dhe ekipit të kategorisë së tretë në Spanjë, Cornellas.

Vlen të theksojmë që në minutën e 39-të Pjanic ka humbur mundësinë e artë duke gabuar nga pika e bardhë e penalltisë. Ndeshja shkoi në shtesë ku vuajtja e Barcelonës mori fund pasi Dembele dhe Braithwaite shënuan për kualifikimin në fazën tjetër.