Berisha: Rama i propozoi Veton Surroit të jetë Ministër i Jashtëm, e anuloi pasi i doli kundër

Ish-kryeministri Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në ‘Çim Peka Live’ ku tha se Rama i propozoi Veton Surroit të jetë Ministër i Jashtëm, por e anuloi këtë propozim pasi Surroi I doli kundër  

‘Rugova ia doli të ndërkombëtarizojë deri në Zyrën Ovale çështjen e Kosovës dhe të hedhë bazat e një shteti demokratik dhe për këtë është lider unik.

Ramush Haradinaj ka treguar dinjitet dhe burrëri edhe në detyrë edhe në fatkeqësi.

Kam reaguar me të gjithë mundësitë e mia kundër Ramës dhe Thaçit, sepse donin me çdo kusht që për llogari të Serbisë, të ndanin Kosovën.

Nuk ka pasur përplasje midis Shqipërisë dhe Kosovës para vitit 2013.

Origjina e përplasjes është angazhimi i Ramës për ndryshimin e kufijve të Kosovës

Rama ka urrejtje patologjike nga veriut të Shqipërisë.

Ai i propozoi Veton Surroit të jetë ministër i Jashtëm dhe e anuloi sepse mbajti qëndrim ndaj çështjes së pavarësisë së Kosovës.

Dhe Beogradi tha s’ja fal Vetonit.

Propozimin për Ministër të Jashtëm Rama ja ka bërë Veton Surroit në Dhermi.’