Pengu i Tiranës/ Humbi rastin me portë bosh, Seferi: E tolerova pasi mendova se...

Futbollisti i Tiranës, Taulant Seferi humbi një rast të pastër shënimi në derbin ndaj Partizanit. Sulmuesi nga Kumanova shmangu bukur portierin Hoxha, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

Për këtë rast të humbur, Seferi foli për mediat, ku u shpreh: “Në fillim të ndeshjes rrezikova me të majtën, por e priti Alban Hoxha.  Në të dytën të them të drejtën mendova se ishte pozicion jashtë loje dhe e tolerova disi. Në pjesën e dytë shpresoj të vazhdojmë kështu dhe të shënojmë, pasi në pjesën e parë dominuam.