VIDEO/ Derbi sjell kaos, digjet një lokal dhe plagosen 2 persona

Situatë kaotike në qytetin e Elbasanit.

Vazhdojnë trazirat mes tifozëve të Partizanit dhe Tiranës.

Sipas raportimeve nga terreni, është djegur një lokal afër stadiumit ku po zhvillohet ndeshja.

Nga trazirat apo nga djegia e lokalit, mësohet se janë plagosur 2 persona, teksa forca të shumta policie janë rreth e qark stadiumit, për të mbajtur situatën nën kontroll.