Në pritje të përballjes numër 160, statistikat e derbit Partizani-Tirana

Janë luajtur deri tani 159 ndeshje mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947-2020 në të gjitha kompeticionet, Kupë dhe kampionat.

Bilanci – Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 66 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 42 fitore. 50 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

Golavarazhi – 220 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 175 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi, Muçi shënoi për bardheblutë dhe Ulliam Melo për të kuqtë, në përballjen e 10 korrikut 2020, që përfundoi në barazim 1-1. Derbi i fundit, luajtur më 4 dhjetor 2020, u mbyll pa gola.

Diferenca – 24 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me këto rezultate: 12.10.13 Partizani-Tirana 1-0 (kampionat); 07.02.14 Tirana-Partizani 1-0 (kampionat), 22.03.14 Partizani-Tirana 1-1 (kampionat); 26.09.14 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 08.12.14 Partizani-Tirana 2-0 (kampionat); 13.03.15 Tirana-Partizani 1-2 (kampionat); 04.05.15 Partizani-Tirana 2-2 (kampionat); 03.10.15 Partizani- Tirana 1-0 (kampionat); 07.12.15 Tirana-Partizani 0-0(kampionat); 04.03.16 Partizani- Tirana 2-0 (kampionat);04.05.16 Tirana-Partizani 2-2; 25.09.16 PartizaniTirana 0-0 (kampionat);01- 02.12.17 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 20.02.17 Partizani-Tirana 2-1; 28.04.17 Tirana-Partizani 1-2 (kampionat); 28.09.18 Tirana-Partizani 0-1 (kampionat); 30.11.2018 Partizani-Tirana 2-1 (kampionat); 01.03.19 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 12.05.19 Partizani-Tirana 2-1 (kampionat); 29.09.19 Tirana-Partizani 1-2 (kampionat); 13.12.19 Partizani-Tirana 1-2 (kampionat); 28.02.20 Tirana-Partizani 5- 1 (kampionat); 10.07.20 Partizani-Tirana 1-1 (kampionat); 04.12.20 Tirana-Partizani 0- 0 (kampionat).

Historia – Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi.

Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilën e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur. Edhe në sezonin e kaluar, bardheblutë fituan 5-1 ndaj të kuqve në “Air Albania”.