Ribery mund të rikthehet në Bundesliga sezonin e ardhshëm?

Mbërritur në verën e vitit 2019 te Fiorentina, Franck Ribery po kalon një sezon të dytë të komplikuar në Itali. “Violët” aktualisht janë të 14-tët në Serie A dhe futbollisti francez nuk ka shënuar asnjë gol në kampionat.

Në fund të kontratës (qershor 2021), ish-lojtari i Bayern Munich nuk duket se do ta zgjsë kontratën me klubin nga Firenze sipas “Gazzetta Dello Sport” . Paga e tij e konsiderueshme do ishte një barrë për drejtuesit e klubit italian. Në moshën 37 vjeç, Franck Ribery nuk është gati të mbyll karrierën dhe do kërkojë një sfide të re për sezonin e ardhshëm.

Ish sulmuesi i Marsejës dëshiron një rikthim në Bundesliga siç shpjegoi para pak kohësh për “GDS”. “Për momentin, unë mendoj vetëm për Fiorentina, unë jam i rëndësishëm për ekipin. Por nuk përjashtoj që pas aventurës këtu, të mund të kthehem në Bundesliga. Nuk dua të përjashtoj asgjë ”, tha Ribery.