VIDEO/ Sondazhi i UEFA-s, goli i Cikalleshit zgjidhet 1 nga 3 më të bukurit

Sokol Cikalleshi është një sulmues produktiv i Kombëtares shqiptar.

Kavajasi ka qenë së fundmi protagonist, edhe në sondazhin e krijuar nga UEFA për golin më të bukur të realizuar nga jashtë zone në Ligën e Kombeve.

Goli i Cikalleshit bëri jehonë në UEFA, ndërsa është në treshen më të mirë. Bëhet fjalë për realizim fantastik në Ligën e Kombeve në sfidën ndaj Bjellorusisë, ku Shqipëria triumfoi me rezultatin 0-2 në Minsk, në ndeshjen e parë të këtij kompeticioni, ku kuqezinjtë u renditën në vendin e parë.