Lëvizjet e diplomatëve/ Kim dhe Soreca takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca po zhvillojnë një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Lajmi bëhet me dije nga burime për të ABC.

Më herë kryediplomatja amerikane është takuar me kryetaren e Kushtetueses, Vitore Tushën. Gjatë takimit, Kim ka vlerësuar rolin e saj në krye të KED teksa theksoi se tani ajo ka përgjegjësinë të drejtojë GJK për shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme.