Berisha publikon foton me Biden: Suksese mikut të madh të shqiptarëve

Një ditë pasi Joe Biden u betua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ish kryeministri Sali Berisha publikon në Facebook-un e tij një foto gjatë një takimi me kreun e ri të Shtëpisë së Bardhë.

 “Edhe një herë nje urim të përzemërt dhe suksese të mëdha mikut të madh të kombit shqiptar, presidentit të 46-të të SHBA, Joe Biden!”, shkruan mbi foton e publikuar ish kryeministri Berisha.