BE: 100% e dozave të planifikuar do të shpërndahen javën tjetër nga Pfizier

 “Këtë javë ka pasur vonesa në shpërndarjen e dozave të vaksinave Pfizer”, për të gjitha shtetet anëtare, por ato do të përthithen nga mesi i shkurtit.

Nga java e ardhshme, shpërndarja e dërgesave do të jetë 100% e dozave të parashikuara javore. Kjo u njoftua nga një zëdhënës i Komisionit Evropian në bazë të asaj që u deklarua nga prodhuesi.

Përshpejtimi i shpërndarjes së vaksinave do të jetë një nga temat e diskutimit në videokonferencën e drejtuesve të 27 vendeve të BE-së sot.