VIDEO/ Pamjet nga aksident i frikshëm, makina hedh në ajër gruan e kryegjyqtarit

Me 8 janar të këtij viti 54-vjeçarja Myrvete Spahiu, ndërsa po kalonte rrugën në vend kalimin për këmbësor rreth orës 15.07 në rrugën "Marie Shllaku" në Gjilan ajo është goditur nga një veturë duke i shkaktuar lëndime trupore.

SYRI.net Kosova ka mësuar se e aksidentuara është gruaja e ushtruesit të detyrës së kryetarit të degës së Gjykatës Themelore në Viti, Berat Spahiu.

Nga përplasja mbi vijat e bardha, ajo ka marrë dëmtime të ndryshme, ku ka të thyer njërën këmbë, ka po ashtu një unazë të krisur, lëndim koke, shtypje gjoksi e  lëndime tjera.

Shoferi është arrestuar dhe më pas ishte liruar në procedurë të rregullt për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. /SYRI.net Kosova