Zyra Ovale me pamje të re

Presidentët amerikanë që hyjnë në Shtëpinë e Bardhë sjellin me vete edhe shijet e tyre personale për Zyrën Ovale dhe kjo po shihet në mënyrën se si Joe Biden ka zgjedhur ta dekorojë vendin e tij të ri të punës.

Dhoma është mbushur me portrete dhe buste të disa prej udhëheqësve më ikonikë dhe më me ndikim të historisë amerikane.

Iku portreti i Andrew Jackson, i presidentit të 7-të dhe një populisti me të cilin Presidenti Trump identifikohej shpesh, i cili gjithashtu u përball me censurë edhe pse kurrë nuk u fajësua.

Portreti i tij është zëvendësuar me një nga Benjamin Franklin, një nga etërit themelues i cili ishte gjithashtu shkrimtar, shkencëtar dhe filozof. Sipas The Post, portreti i Franklin kishte për qëllim të përfaqësonte interesin e Presidentit Biden për të ndjekur shkencën ndërsa ai merrej me pandeminë e koronavirusit.