FSHF zgjedh arbitrin për derbin Partizani - Tirana

Ditën e sotme në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, Partizani do të jetë pritës në derbin ndaj Tiranës.

Arbitri Enea Jorgji do të vendosë drejtësi në këtë përballje të fundit për javën e 15-të në Kategorinë Superiore.

Gjyqtari i njohur shqiptar është arbitër i FIFA-s dhe pikërisht 36- vjeçarit, i është besuar kjo sfidë tepër e rëndësishme dhe delikate. Derbin e parë të këtij sezoni e arbitroi Juxhin Xhaja, që u mbyll me shifrat e barabarta 0-0.