Ja ku është bërë inagurimi i presidentit të parë të Amerikës, George Washington

Përgatiti: Sokol Neçaj

Ditën e djeshme në Washington DC u inagurua Presidenti i 46 i ShBA.

Por po të shohim pas përurimi i parë presidencial është bërë në New York.

Me 30 prill 1789, u mblodh Kongresi i parë i Shteteve të Bashkuara dhe u betua presidenti i parë (mandati presidencial kishte filluar me 4 Mars të atij viti, por vonesat logjistike nuk kishin mundësuar numërimin dhe çertifikimin e votave).

Me sigurimin e kuorumit më në fund, George Washington bëri betimin si presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zëvendës Presidentin John Adams, në ballkonin e Sallës Federale atje ku tani është Distrikti Financiar.

George Washington nisi rrugëtimin nga Mount Vernon në New York City me 14 Prill, duke ndaluar në qytete përgjatë rrugës ku ai takoi turmat entuziaste.

Ai arriti në 23 Prill dhe u prit nga Guvernatori i Nju Jorkut George Clinton dhe më pas vazhdoi në rezidencën presidenciale në adresen 1 Cherry Street (u shëmb në 1856).

Në agim të 30 prillit, dita e inaugurimit filloi me një përshëndetje ushtarake në Fort George.

Në orën 9:00 të mëngjesit, për 30 minuta ranë kambanat e kishave në të gjithë qytetin.

Në ketë ditë filloi tradita e një procesioni drejt Kapitolit, kur George Washington në karrocën e tij, së bashku me njësitë ushtarake dhe personalitete të tjera, në mesditë morën rrugën nga rezidenca presidenciale drejt Federal Hall.

Ceremonia filloi në orën 2:00 të pasdites, dhe betimi presidencial që është bere në çdo inaugurim që atëherë –

“Unë betohem solemnisht se do të ekzekutoj me besnikëri Postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, dhe me të gjitha aftësitë do të ruaj dhe mbroj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”- u administrua nga Kancelari i Neë York-ut Robert Livingston në ballkoni i katit të dytë jashtë Dhomës së Senatit.

Meqenëse George Washington ishte mason, ai përdori një kopje të 1767 të Biblës Altar të Lozhës Masonike të Shën Gjonit, Nr. 1 për të bërë betimin.

Më vonë, të njëjtën Bibël kanë përdorur Presidentët Harding, Eisenhower, Carter dhe HË Bush.)

Në atë kohë, New York ishte kryeqyteti i përkohshëm.

Në ceremoni morën pjesë rreth 10,000 njerëz.

George Washington kishte veshur një kostum amerikan ngjyrë kafe të errët me çorape të bardha mëndafshi dhe kopsa këpucësh argjendi, ngjeshur një shpatë dhe mantel të kuqe të errët.

Pas betimit, Livingston thirri, "Rroftë George Washington, Presidenti i Shteteve të Bashkuara!", çka u prit me 13 të shtëna topi dhe brohoritje nga turma.

Atë pasdite, ai mori pjesë në një meshë në Kapelën e Shën Palit.

Kjo u pasua nga fjalimi i inaugurimit të George Washington, i cili filloi me:

 "Midis peripecive që ndodhin në jetë, asnjë ngjarje nuk mund të më mbushte me shqetësime më të mëdha sesa ato për të cilat njoftimi u transmetua me urdhërin tuaj dhe u mor në ditën e katërmbëdhjetë të muaj…"

Më vonë, më 7 maj, George Washington mori pjesë në ballon e parë përuruese në selinë e përkohshme të qeverisë federale në një ndërtesë në Broadway pranë Wall Street.

Me sa duket, atij i pëlqente të kërcente minuet.

Meqenëse gruaja e tij ishte e sëmurë dhe ishte në Mount Vernon, ai darkoi vetëm vonë në mbrëmje në rezidencën presidenciale në 1 Cherry Street (u shemb në 1856).

Përveç se ishte vendndodhja e Kongresit të parë të vendit, Federal Hall ishte gjithashtu selia e parë e Gjykatës së Lartë dhe zyrave të Ekzekutivit.

Në 1790, kryeqyteti u zhvendos në Filadelfia, dhe Federal Hall u bë selia e qeverisë së Qytetit të Nju Jorkut.

Kjo ndërtesë, e cila u projektua nga Pierre Charles L’Enfant (i cili më vonë hartoi planin për Washington D.C.) u shkatërrua në 1812 kur u ndërtua ndërtesa aktuale e Bashkisë.

Në 1829, në atë vend u ndertua një strukturë e re madhështore, Shtëpia e Doganave e SH.B.A.-së për Portin e New York-ut.

Më vonë shërbeu si një nga gjashtë vendet e Nën-Thesarit të Shteteve të Bashkuara.

Në vitin 1939, Shtëpia e Doganave u bë Sallë Historike Kombëtare Përkujtimore Federale, e drejtuar nga Shërbimi i Parkut Kombëtar.

Jashtë ndërtesës është ngritur statuja prej bronzi e George Washington e vitit 1882 nga skulptori John Quincy Adams Ward; ka të njejten lartësia që kishte George Washington kur bëri betimin e parë të presidentit në atë vend.

Megjithëse Federal Hall mbetet e mbyllur për shkak të Covid, NPS zakonisht zhvillon turne çdo ditë në ndërtesën që "shërben si muze dhe memorial për Presidentin tonë të parë dhe fillimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës".

Këtu, ju mund të shihni atë bibël të shekullit të 18-të ku George Washington vuri dorën, si dhe pjesë të ndërtesës origjinale (si ballonia pas së cilës qëndroi Washington) dhe ekspozitat për këtë ditë dhe historinë e hershme presidenciale.