FOTO/ Antifa nuk ndalet, protesta të dhunshme në SHBA

Protestat e organizatës së ekstremit të majtë, Antifa, nuk u ndalën në SHBA edhe në ditën e betimit të presidentit Joe Biden.

Protesta të dhunshme u mbajtën në disa qytete amerikane, por ato ishin më agresive në Portland të Oregonit.

Ekstremistët e majtë sulmuan zyrat e emigracionit, policisë, por edhe ato të Partisë Demokratike.

Në zyrat e PD, anëtarët e Antifa-s treguan se e kanë zemërimin e tyre me presidentin e ri, pasi shkruajtën në mur: Të q... Biden.

Kurse disa anëtarë të Partisë Komuniste në Denver, të bashkuar me antifashistët e Antifa-s, dogjën flamurin amerikan.

Në qytete të tjera, si në Siatëll, u vandalizuan dyqanet.

Më herët ishte paralajmëruar se ditën e inaugurimit do të kishte protesta nga grupimet e ekstremit të djathtë, por kjo nuk ndodhi.