E dashura e Dybalas na habit: Jam biseksuale, nuk ka gjë më të bukur...

Oriana Sabatini është biseksuale.

Bukuroshja e njohur si partnerja e Paulo Dybala ka folur pa “dorashka” në rrjetet sociale duke zbuluar orientimin e dyfishtë seksual.

Në Argjentinë Oriana është e njohur si një aktore dhe njëkohësisht këngëtare, por në Itali ajo është e famshme si partnere e futbollistit të Juventusit, shkruan "tgcom24", raporton SYRI.net.

"E vërtetë apo e gabuar" është loja që Oriana Sabatini filloi me ndjekësit në Instagram. Fansat bëjnë pyetje në lidhje me shijet dhe pasionet e saj dhe ajo përgjigjet me gjithë sinqeritet.

"A jeni biseksual?" pyet dikush bukuroshen, dhe ajo i përgjigjet troç: "E drejtë. Nëse me të vërtetë duhet t'i vë vetes një etiketë, mendoj se jam e tillë. Nuk ka asgjë më të bukur në jetë sesa të ndihesh e lirë", shkruan partnerja e Dybalas.