20-vjeçarja nga Prishtina u përdhunua në grup, shtatzania e shtyn t'i denoncojë

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër muajsh, është denoncuar një rast përdhunimi. Viktima është vajzë 20 vjeçe nga fshati Koliq i Prishtinës.

Sipas saj, ajo është përdhunuar para katër muajve nga 4 persona, prej të cilëve dy i njihte. Por kallëzim në Polici ka bërë vetëm më 20 janar 2021, pasi ka mësuar se ka mbetur shtatzanë.

Policia e Kosovës tha se “më 20.01.2021 një viktimë femër kosovare ka raportuar se para katër muajve është dhunuar nga katër persona të dyshuar. Dy nga ata i njeh. Rasti është duke u hetuar”.