‘Erdogan nuk bën më nëna’/ PS nis fushatën me këngë në Fier

Partia Socialiste e ka nisur fushatën në Fier me zaptimin e një tokë për të ndërtuar një spital turk. Tetë vite nuk u ndërtua asnjë spital në vend, por tashmë qeveria e Edi Ramës pretendon se për tre muaj do të ndërtojë në spital në Fier.

Fushata ka nisur edhe me një këngë dedikuar Erdoganit.

‘Erdogan nuk bën më nëna’, thotë këngëtari i polifonisë, Guri Rrokaj.

JA TEKSTI I KËNGËS

Lajmi bukur mori dhenë, në gjithë botën sot po zjen
Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj
Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj

Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë

Në Turqi tek gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna
Burri i besës që s’të fal, tha të bëhet një spital
Lacin po nge në themel me gjithë lagje krejt po del
Do bëjë spitalin në Fier për të gjithë vilajetin

Ky Rexhep Taip Erdogan Presidenti turk me famë,
Për Shqipërinë do mbesë ikonë, sa more sa malet të rrojë!