Amazon shprehet e gatshme të ndihmoi, Biden në planin e vaksinimit në SHBA

Amazon ka ofruar të ndihmojë përpjekjet e administratës amerikane për të kryer vaksinime masive në Shtetet e Bashkuara, sipas një letre dërguar Presidentit Biden.

Një raport i Reuters thotë se një inspektim i letrës së Amazon për Biden konfirmoi gatishmërinë e kompanisë për të përmirësuar shpërndarjen e vaksinave.

"Ne jemi të gatshëm të vëmë në dispozicion aftësitë tona operacionale, ekspertizën, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit që kemi në dispozicion, për të ndihmuar aktivitetet e administratës amerikane në imunizimin masiv të popullsisë", thuhet në letrën që Amazon i dërgoi Presidentit Biden.