FOTO/ Rakacolli që mbyll universitetet, shfaqet në mbledhjet e partisë me mbi 10 veta

FOTO/ Tallje pa kufij! Rakacolli që mbyll universitetet, në mbledhjet e partisë me mbi 10 veta

Rigels Xhemollari, drejtor i Qendrës Qytetare, ka denoncuar nëpërmjet një foto një tjetër tallje të socialistëve me qytetarët, të cilët ndryshe miratojnë aktet normative dhe ndryshe sillen vetë. Rasti më i freskët është ai i kryetares së Komitetit Teknik, Mira Rakacolli e cila shfaqet në takimin e njësisë nr 1 të Partisë Socialiste midis anëtarëve të cilët një pjesë e mirë janë pa maskë.

‘Tallje pa kufij

Kryetarja e Komitetit Teknik qe ndalon hapjen e universiteteve, mbledhjet e partive, protestat dhe tubimet me 10 veta, kapardiset ne mbledhjen e PS Tirane ne nje salle te mbyllur, pa distance dhe me me shume se 10 veta.

Kush do e gjobise Miren? Kush do e arrestoje Miren?

ps. Deputetja sapo e fshiu foton, 10 minuta pas reagimit!’