Juventus - Napoli/ Pjesa e parë mbyllet pa gola, lojë e ekuilibruar

Pjesa e parë e Super Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Napolit është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0.

Një ndeshje e barabartë po zhvillohet në Mapei Stadium, ku as Napoli e as Juventus nuk po arrijnë që t’i konkretizojnë rastet e tyre.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e pati Cristiano Ronaldo, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Në qoftë se sfida përfundon me barazim, atëherë penalltitë do të vendosin gjithçka.