Lampard në 'provë', 3 ndeshjet e ardhshme të Çelsit përcaktojnë të ardhmen e trajnerit

Pas shumë rezultateve negative, Frenk Lampardit i jepet besim në vijueshmëri të plotë të detyrës së tij.

Sipas asaj që thuhet tek media britanike “SKY Sports UK”, pas humbjes së mbrëmshme të Çelsit ndaj Leicesterit dhe takimit të sotëm me dirigjentët e klubit londinez, tekniku britanik është konsideruar nën vëzhgim.

Deçizive për të priten të jenë tri takimet e ardhshme, ndaj Lutonit në “FA Cup”, Volvesit dhe Bërnlit në Premier Ligë, për t’u ringritur pas tri humbjeve në 5 ndeshje të kampionatit.