FOTO/ Biden dhe Harris vendosin kurora me lule te ‘Varri i Ushtarit të Panjohur’

Në vijim të protokollit zyrtar, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe nënpresidentja Kamala Harris vendosën kurora me lule te Varri i Ushtarit të Panjohur në Varrezat e Arlingtonit.

Këto varreza mbajnë trupat e ushtarëve amerikanë të vrarë që nga Lufta Civile, nga Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore, Lufta Koreane dhe Lufta e Vietnamit..

Po ashtu në këto varreza janë varrosur dy ish-presidentët amerikanë: John F. Kennedy dhe William H. Taft.

Ish-presidentët Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama shoqëruan Bidenin dhe Harrisin.

‘Varri i Ushtarit të Panjohur’ është një nga pjesët më të vizituara të Varrezave të Arlingtonit, ku pushojnë mbi 400,000 burra dhe gra.