‘U betua si Presidenti i SHBA’, Biden nënshkruan 3 marrëveshjet e para në Zyrën Ovale

Pas procedurës së betimit që bëri paraditen e sotme, Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nënshkruar tri marrëveshje në Zyrën Ovale.

Nga raportimet e CNN, mësohet se marrëveshjet e nënshkruara janë: Shpallja e Ditës së Inaugurimit, Emërimet për pozicionet e kabinetit dhe Emërimet për pozicionet e nën-kabinetit.

Në bazë të protokollit të reduktuar për shkak të virusit Covid-19, Biden do të udhëtojë për në varrezat kombëtare të Arlingtonit për një ceremoni të vendosjes së kurorave në “Varrin e Ushtarit të Panjohur”.

Me presidentin e zgjedhur do të jenë edhe ish presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton dhe ish zonjat e para Michelle Obama, Laura Bush dhe Hillary Clinton./ express/