Tragjedi në Mesdhe/ Mbytet anija me emigrantë, të paktën 43 viktima

Organizata Botërore për Emigracionin bën me dije se 43 persona humbën jetën, pas mbytjes së një varke që transportonte emigrantë nga Afrika perëndimore në brigjet e Libisë.

Ndërko 10 të tjerë arritën të shpëtoheshin, ku sipas UNHCR kjo është tragjedia e parë me emigrantë që përgjak detin Mesdhe për vitin 2021.

Varka me emigrantë u largua nga qyteti i Zawya në verilindje të Libisë të martën, por disa orë më vonë ajo u përball me mot të keq dhe për këtë arsye motori i saj pësoi avari, për t’u përmbysur disa minuta më vonë.

Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin nga uji 10 persona të cilat ishin nga Bregu i Fildishë, Nigeri, Gana dhe Gambia.