Lokale dhe makina luksi/ Sekuestrohen 5 milion euro të dy vëllezërve

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e 5 milionë eurove pasuri të dy shtetasve të identifikuar me inicialet S.M dhe E.M.

Burime thonë se pasuritë konsistojnë në apartamente, lokale dhe rreth 11 makina luksoze.

E.M.-së deri tani i janë sekuestruar makinë tip Chrysler, BMW, Ford, Porsche. Ndërsa S.M.-së i janë sekuestruar Audi dhe tre BMW.

Sipas hetimeve pasurore të kryera këto pasuri janë vënë nga aktiviteti kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës.

Policia e Tiranës aktualisht është duke kryer operacionin e sekuestrimit të pasurive.

Ndërkohë që mësohet se dy personat të cilëve po u sekuestrohen pasuritë janë dy vëllezër.