E ndaluan për masat Anti-Covid/ Shqiptari kapet me 5 kg kokainë me vete, ja çfarë e tradhëtoi

Një shqiptar u arrestua ditën e sotme nga policia italiane pasi u kap duke udhëtuar me 5 kilogram kokainë në automjetin e tij në një autostradë në Bergamo.

Shqiptari u kap rastësisht gjatë një kontrolli anti-Covid nga policia vendase.

Shqiptari 35 vjeçar, me precedentë të mëparshëm penal, e kishte fshehur drogën në hapësirë boshe në automjetin e tij tip Furgon që në momentin e ndalimit ishte bosh.

Për ta tradhëtuar ka mjaftuar nervozizmi i tij, çka ka bërë që patrulla të insistonte në një kontroll më të imtësishëm të automjetit.