Biden në kishë bashkë me të shoqen para inaugurimit si president i SHBA-ve

Pak çaste pas largimit të Donald Trump dhe të shoqes Melania nga Shtëpia e Bardhë, presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill u larguan nga Blair House për të shkuar në Kishë.

Eskorta e tij mbërriti në Katedralen e Shën Mateut në Uashington DC ku do të marrë pjesë në meshë bashkë me familjen e tij dhe zv. presidenten e zgjedhur Kamala Harris.