Trump ndalon dëbimin e mijëra emigrantëve venezuelas

Në orët e fundit të mandatit të tij, Presidenti i SHBA-së Donald Trump mbrojti dhjetëra mijëra emigrantë venezuelas nga dëbimi të martën në mbrëmje, duke i shpërblyer të mërguarit nga Venezuela që kanë qenë ndër mbështetësit e tij më besnikë dhe që kanë frikë se mos e humbasin këtë trajtim të privilegjuar nga Shtëpia e Bardhë gjatë administratës së Biden.

Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që e shtynte për 18 muaj, dëbimin e më shumë se 145,000 venezuelianëve që ishin në rrezik të dërgoheshin përsëri për në atdheun e tyre të shkatërruar nga krizat.

Ai përmendi "gjendjen e përkeqësuar" brenda Venezuelës që përbën një kërcënim të sigurisë kombëtare, si argument bazë për vendimin e tij.

"Amerika mbetet një fener shprese dhe lirie për shumë dhe tani shtetasve të Venezuelës në SHBA do t’iu jepet një lehtësim i përkohshëm i emigracionit," tha senatori Marco Rubio, një republikan nga Florida në një deklaratë që e vlerësonte këtë vendim.