Maqedoni e Veriut/ 11 viktima dhe 400 raste me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 persona kanë humbur jetën në Maqedoninë e Veriut nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 2,327 testime të realizuara,  400 persona rezultuan pozitiv, duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 89,392 të prekur.

Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut aktualisht ka 12.683 raste aktive.