Infektohet me Covid-19 legjenda e Real Madrid

Raul Gonzalez Blanco, legjenda e Real Madrid dhe sot trajneri i U-19, ka dalë pozitiv me koronavirus.

Pavarësisht nga masat e rrepta të zbatuara në mjediset sportive “Valdebebas” dhe protokollet e vendosura nga “Los Blancos”, kapiteni i përjetshëm i madrilenëve nuk i ka shpëtuar infektimit nga Covid-19.

Sipas asaj që raporton “AS”, tekniku spanjoll është asimptomatik dhe i izoluar në shtëpinë e tij.