‘Rama më donte aq shumë sa Mona u bë xheloze’-Iriqi bisedon me Ilir Metën

Iriqi: - Ishit në Vlorë, te zona elektorale e Ramës. Pse?

Meta: - Që ta mësojë Rama se nuk gënjehet labi me një Lungomare. Ai do punë dhe shpërblim. Të tjerat i zgjidh vetë.

Iriqi: - Po në Selenicë pse shkuat?

Meta: - Që t’u thoja banorëve se Rama paret e rrugës së tyre i ka çuar te rruga për Orikum. Pra me një buxhet gënjen dy krahina. E nuk bën asgjë, xhiron në vend.

Iriqi: - Po Nasipin ta mori ama?

Meta: - Hahaha, Nasipin e dëbova para katër vitesh. Bën i ziu akoma xhiro rreth presidencës. Ta mbajë Rama e ta shtrydhë se mbase i pikon ndonjë teke raki Skrapari.

Iriqi: - Flitet që do të të marrë e plot të tjerë.

Meta: - Rama edhe mua po të më marrë nuk i fiton zgjedhjet. Se populli ka kapur fundin.

Iriqi: - Kështu mendon ti, por ai i vjedh.

Meta: - Më 25 prill ai ka frikë të prekë xhepin e vet se sytë e njerëzve do jenë si kamera sigurie. Kemi fat që ai është frikacak që në spermën e të atit. E njoh mirë.

Iriqi: - Si e njeh?

Meta: - Si servil klasik. Kur isha në krye të qeverisë ai ishte ministër kulture. Unë shkoja në zyrë ai më çonte fëmijët në shkollë. U mbante çantat e u blinte kinder çdo ditë. Mbasdite rrinte me ta sa bënin detyrat, pastaj shkonte në zyrë e më bënte e-mail për notat e fëmijëve në shkollë. Ama e-mailet i niste: ‘I dashuri Ilir!’ Aq shumë më shkruante sa Mona u bë xheloze. Po ç’mut burrë qenka ky që jargavitet kështu, më thosh. Kulmi qe një ditë me Fahri Balliun.

Iriqi: - Ma trego!

Meta: - Fahriu vjen shpesh te unë, në zyrë e në shtëpi. Një ditë sa u ulëm për drekë ai kërkoi paçe. Ku ta gjejmë paçen tani, tha Mona. E gjejmë, e gjejmë, tha Fahriu e mori në telefon Ramën. O i gjatë, i tha, se kështu e thërriste, më sill një paçe koke te shtëpia e Metës. Nuk arriti të mbyllte celularin se trokiti dera e Rama me tasin e paçes te dera.

Iriqi: - Po pse u bashkuat më 2013?

Meta: - Që të zhduknim ndikimin e Nanos. E lamë rrugëve të Vienës.

Iriqi: - Tani nuk të dëgjon më. Apo jo?

Meta: - Deri më 25 prill merr urdhëra nga oligarkët. Më 26 prill do e marrë prapë Fahriu në cel e do i thotë t’i sjellë racionin e paçes. Prill e tutje do e kemi si Paçe-Taksi, biznes i ri me menaxher  një mavri.