Nesër ndeshja kundër Napolit, lista e skuadrës së Juve-s: mbrojtja në emergjencë

Alex Sandro, Juan Cuadrado, Matthijs de Ligt, Paulo Dybala si dhe Merih Demiral. Pesë mungesa për trajnerin e Juventusit Andrea Pirlo në funksion të ndeshjes së nesërme kundër Napolit,  e vlefshme për Superkupën e Italisë.

Tre të parët mungojnë sepse janë pozitivë me Covid-19, ndërsa sulmuesi argjentinas është i dëmtuar, ashtu si edhe Demiral.

Më poshtë është lista e të përzgjedhurve të trajnerit të Juventusit:

Portierë: Szczesny, Pinsoglio, Buffon.

Mbrojtësit: Chiellini, Danilo, Bonucci, Di Pardo, Dragusin, Frabotta.

Mesfushorët: Arthur, Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Fagioli, Kulusevski, Ranocchia.

Sulmuesit: Cristiano Ronaldo, Morata.