Rriten shifrat/ 30 viktima dhe 556 raste të reja me Covid në Greqi

Në 24 orët e fundit, Greqia ka regjistruar së fundmi 30 viktima dhe 556 raste të tjera nga COVID-19.

Shifrat e sotme janë më të larta se ato që vendi fqinj ka regjistruar në ditët e mëparshme.

Nga ana tjetër 320 pacientë vijojnë të intubuar në spitale teksa autoritetet greke këtë pjesë e kanë konsideruar si shqetësim.