VIDEO/ Dita e parë e Mario Mandzukic në Milanello

Këtë mëngjes, Milan prezantoi zyrtarisht sulmuesin kroat, Mario Mandzukic.

Kuqezinjtë njoftua se ish-sulmuesi i Juventusit rikthehet në Serie A duke firmosur kështu një kontratë deri në fund të këtij sezoni me opsion për një tjetër.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave, Milan ka publikuar në faqen zyrtare në “twitter” një video nga dita e parë e Mandzukic në Milanello.

Kroati duket tepër i lumtur si dhe gati për të nisur këtë aventurë të re.