Hidhet shorti i Botërorit të Klubeve, Bayern Munchen pret kundërshtarin në gjysmëfinale

U hodh sot në selinë e FIFA-s në Zyrih shorti i Kupës së Botës për Klube “FIFA Katar 2020”.

Tigres UANL dhe Ulsan Hyundai FC do të përballen me njëri-tjetrin në ndeshjen e parë të planifikuar për 4 shkurt, kurse po atë ditë do të luhet edhe ndeshja tjetër mes Al Duhail SC dhe Al Ahly SC.

Fituesi i Copa Libertadores, Palmeiras ose Santos do të përballen me fituesin e ndeshjes së parë në gjysmëfinale.

Dueli për fituesin e Copa Libertadores mes Palmeiras dhe Santos luhet më 30 janar.

Kurse Bayern Munchen pret në gjysmëfinalen tjetër fituesin e duelit të dytë, Al Duhail SC-Al Ahly SC.

Ndeshjet gjysmëfinale luhen më 7 dhe 8 shkurt, kurse finalja do të luhet më 11 shkurt.