", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Covid-19 nuk kursen as skuadrën e njohur europiane, 17 persona pozitiv

Një shpërthim i madh infektimi ka kapur skuadrën portugeze të Benfikës, ku kanë informuar deri më tani 17 persona pozitiv me koronavirus.

Pozitiviteti i lojtarëve, stafit teknik dhe i presidentit të tyre, Luis Filipe Vieira, i cili është asimptomatik dhe i vetë-izoluar, vjen pas kryerjes së tamponëve gjatë fundjavës.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi luzitan ku i kërkon Autoriteteve Shëndetësore të vendosin nëse skuadra do të vijojë e qetë kalendarin e ndeshjeve apo të zhvillojnë ndeshjet e tyre pas 14 ditësh.