VIDEO/ Aksident i frikshëm në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Një makinë tip ‘Ford’ është përmbysur në rrugë dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e SYRI.net, duket momenti kur dëshmitarët nxjerrin dy të rinj nga makina e kthyer përmbys në mes të rrugës.

Fatmirësisht ata janë nxjerrë pa plagë.

Policia shprehet se në aksident ka veç dëme materiale.