Kryemadhi: Edi Rama ta harrojë mundësinë e bashkëpunimit me LSI-në

Kryetraja e Lëvizjes Socialosite për integrim Monika Kryemadhi duke folur në një intevsuitë për neps 24 deklaroi se “Edi Rama dhe Rilindja më 25 prill duhet të ikin”.

“Dhe çdo deputet i LSI-së, vijoi Kryemadhi,  nuk ka shans jo vetëm ta votojë, por as ta ëndërrojë që Edi Rama mund të ketë mundësinë e bashkëpunimit me LSI-në”.

“Jo për LSI-në, jo për Monikën, por për shqiptarët”. “Sepse janë ata që ja kanë kushtëzuar LSI-së largimin me çdo çmim të Edi Ramës”.

Pse e them me çdo çmim, vijoi kryetarja e LSI, “sepse jeta e një fëmije të familjes shqiptare është shumë më e rëndësishme se pushteti i Edi Ramës dhe xhepat e oligarkëve që rrinë tek Edi Rama”.

“Kushton shumë më shumë jeta e një shqiptari që punon tokën, e një naftëtari që nuk paguhet, e një papuni apo e një pensionisti, sesa pushteti i Edi Ramës, apo paratë që marrin nga buxheti i shtetit oligarkët e emëruar të tij”, perfundoi Kryemadhi.