Pensionistët në Izrael hedhin valle nga gëzimi: Pas vaksinimit, ndihemi të lirë si zogj!

Vaksinimi me shpejtësi për koronavirus i të moshuarve në Izrael e ka ngritur lart shpirtërisht këtë grupmoshë që e ka duruar izolimin gjatë.

Në ambientin ku jetojnë me ndihmësa në qytetin e Netanisë, banorët, ende me maska mbrojtëse, bënë një festë me vallëzime për të festuar bërjen e  e injeksioneve të tyre të dyta dhe të fundit të vaksinës.

"Unë jam aq i lumtur sa një zog i lirë sot, shyqyr që gjithçka do të marrë fund", tha Pnina Dembinsky, 70 vjeçe, një mësuese në pension që jeton në këtë ambient prej shtatë vjetsh.

“Ne do të jemi të lirë, për të dalë, për të takuar familjet tona, miqtë, për të shijuar jetën ashtu siç dimë ta bëjmë, ashtu siç ishim mësuar rreth një vit më parë. Ne do të kthehemi në jetën normale ”.