Avokatët e dukeshës Meghan kërkojnë ta mbyllin shpejt çështjen e privatësisë

 Londër - Avokatët e Meghan, Dukeshës së Sussex së Britanisë, i kërkuan një gjykatësi të Londrës të martën të vendoste në favor të saj në një çështje mbi privatësinë,  kundër një gazete tabloid, pa gjyq, duke argumentuar se botuesi nuk kishte asnjë perspektivë për ta fituar.

Meghan 39 vjeçe, gruaja e nipit të Mbretëreshës Elizabeth, princ Harry, ka paditur Associated Neëspapers pasi gazeta Mail on Sunday ka publikuar pjesë të një letre me shkrim që ajo i kishte dërguar babait të saj Thomas Markle në gusht të vitit 2018.

Ajo pretendon se ëshët dëmtuar rëndë dhe se botimi i letrës ishte një keqpërdorim i informacionit privat dhe shkelte të drejtën e saj të autorit.

Gazeta ka thënë se dukesha ishte e gatshme që çështje të tjera private të bëheshin publike nëse i përshtateshin interesave të saj dhe ishte e justifikuar për botimin e pjesëve nga letra, në përgjigje të intervistave që miqtë e saj anonimë i kishin dhënë revistës amerikane People dhe për shkak të statusit të saj mbretëror.

Në fillim të një seance dyditore në Gjykatën e Lartë të Londrës, avokati i Meghan, Justin Rushbrooke, tha se gjyqtari Mark Ëarby duhet të jepte një gjykim përmbledhës në favor të ish-aktores amerikane pasi argumentet e gazetës nuk kishin "baza të arsyeshme" për sukses.