Korçë/ Edmond Spaho prezantohet si drejtuesi politik i PD-së

Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Korçës, Edmond Spaho është prezantuar ditën e sotme me strukturat e degës lokale të partisë.

Spaho i cili rikthehet sërish në Qarkun e Korçës tha se kandidimi në këtë zonë është nder dhe përgjegjësi për të punuar që të arrijmë objektivat që i kemi vënë vetes.

‘Në strukturat e Korçës kam gjetur angazhim shumë të madh. Ne si forcë politike kemi misionin për ta shpëtuar vendin nga kjo e keqe që e ka kapur prej 8 vitesh dhe që po e çon në humnerë, duke shkatërruar ekonominë bizneset dhe duke larguar qytetaret nga vendi. Objektivi i PD është të dale forcë e parë politike’, është shprehur Spaho.

Sa i takon projektit për votimin dhe numërimin elektronik që pritet te zbatohet në Korçe si qark pilot, Spaho u shpreh se PD është dakordësuar që ky proces te mbahet në dy qarqe dhe KQZ-ja të mundësojë realizimin teknik te tij.