Salah: Dua të qëndroj sa më gjatë tek Liverpooli

Mohamed Salah i ka shprehur besnikëri Liverpoolit.

Përfaqësuesi i Egjiptit, i cili është golashënuesi më i mirë në Prmeier League dëshiron që të qëndrojë sa më gjatë në “Anfield”.

Por Salah është zotuar se dëshiron të qëndrojë edhe përtej vitit 2023 dhe të vazhdojë të thyejë rekorde me të kuqtë.

I pyetur për të ardhmen nga televizioni norvegjez TV2, Salah tha: “Nuk e di. Nëse më pyet, them se dëshiroj të qëndroj këtu sa më gjatë që mundem, por, siç e kam thënë edhe më parë, është në duart e klubit”.

Gjithmonë do ta jap 100 përqindëshin deri në çastin e fundit që jam në këtë klub dhe dëshiroj të fitoj sa më shumë trofe që mundem”, përfundoi Salah.