Dita e fundit e Trump si president/ Biden do i rrëzojë dekretin për lëvizjen

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden ka deklaruar se do të rrëzojë dekretin e Shtëpisë së Bardhë për lëvizjet gjatë pandemisë.

Në ditën e fundit në detyrë, Trump ka deklaruar se do të heqë ndalimin e udhëtimit për vizitorët nga shumica e Europës dhe Brazili.

Por një zëdhënëse e Biden tha se nuk është tani koha për të lehtësuar kufizimet.

Biden merr detyrën të mërkurën në mesditë, kurse masat e sigurisë janë në nivele maksimale.

Mijiëra forca të Gardës Kombëtare janë dërguar për të ruajtur godinën e Kapitolit pas trazirave të 6 janarit.

Joe Biden dhe e shoqja Jill pritet të udhëtojnë nga shtëpia e tyre drejt Uashingtonit.

Ndërkohë presidenti Trump ka deklaruar se do të bëjë një ditë pune të plotë sot që është dita e fundit.

Në një deklaratë thuhet se ai do të punojë nga mëngjesi deri në darkë. ‘Presidenti do të bëjë shumë telefonata dhe takime,’ thuhet në deklaratë.

Vëmendja është përqendruar sot te faljet presidenciale që mund të firmosë Trump.

Ai ka deklaruar se nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Biden dhe nuk ka përgatitur as aktivitet për pritjen e çiftit Biden.