Meta iu fut një kunj nga Vlora, gazetarëve 'profesionistë' në Tiranë!

Presidenti, Ilir Meta, prej dy ditësh ndodhet në Vlorë ku në fshatin Selenicë ka mbajtur edhe një takim me gazetarët lokalë, me të cilët ka folur për çështjen e anulimit të fondeve për rrugën aty dhe probleme të tjera të aktualitetit politik.

Këtë mëngjes ai ka shpërndarë në faqen e tij në FB, një fotografi me gazetarët e Vlorës dhe në tekstin që e shoqëron ka hedhur edhe një kunj, për “profesionistët” e Tiranës.

Kush tha, që gazetaria e mirë bëhet vetëm në Tiranë?!

Në Vlorë ka sot një brez të ri gazetarësh kurajozë, që të impresionojnë me profesionalizmin e tyre, në shërbim të informimit, së vërtetës dhe interesit publik. Shembull, që duhet ndjekur madje dhe nga disa “profesionistë” në Tiranë. I lumtur të takohesha e të bisedoja me ta, në veçanti për problemet, që mundojnë sot Vlorën dhe vendin tone”, është teksti-kunj që shoqëron fotografinë e presidentit, me gazetarët lokalë në Vlorë.