Dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet 39 vjeçari në Berat

Eshte arrestuar një 39 vjeçar në Berat pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases E. H., dhe e ka kërcënuar atë. 

Ja njoftimi i plotë i policisw:

Berat

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. R., 39 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases E. H., dhe e ka kërcënuar atë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Dhuna në familje".